Ndërlidhjet

Christine Lagarde – shefe e FMN-së edhe për një mandat


Christine Lagarde

Christine Lagarde

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka nominuar për drejtoreshë menaxhuese, zonjën Christine Lagarde, edhe për një mandat katërvjeçar.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së tha mbrëmë se Lagarde ishte kandidat i vetëm që ishte nominuar.

Mandatin e parë në krye të FMN-së ajo e filloi në vitin 2011. Zonja Lagarde është femra e parë që e ka mbajtur këtë post të lartë në FMN.

Para se të bëhej shefe e FMN-së, Christine Lagard, 60 vjeçare, ishte avokate ndërkombëtare.

Ajo, po ashtu, ka shërbyer edhe si ministre e tregtisë, e agrikulturës dhe financave e Francës. Gjatë krizës financiare në vitin 2008, ajo e ka udhëhequr Këshillin e ministrave financiarë dhe ekonomikë të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG