Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshje ndërkombëtare për armëpushim në Siri


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry (djathtas) dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavorv, gjatë konferencës së mbrëmshme për gazetarë në Munih
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry (djathtas) dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavorv, gjatë konferencës së mbrëmshme për gazetarë në Munih

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, së bashku me kolegët e tij nga Rusia dhe Evropa, pas një takimi të mbajtur në Munih të Gjermanisë, ka shpallur se është arritur pajtueshmëri për implementimin e ndaljes së armiqësive në Siri, duke fillur brenda një jave.

Ky armëpushim nuk do të vlejë për grupet esktremiste, Shteti Islamik dhe Fronti Al-Nusra, tha mbrëmë vonë, John Kerry.

Liderët e të ashtuquajturit Grup Mbështetës për Sirinë, i cili përbëhet nga përfaqësuesit e fuqive kryesore botërore dhe rajonale në Lindjen e Mesme, po ashtu, janë pajtuar për “përshpejtimin dhe zgjerimin” e menjëhershëm të ndihmës humanitare në Siri, ka thënë zoti Kerry, dhe ka shtuar se të gjitha palët janë pajtuar t’i ripërtrijnë bisedimet formale në Gjenevë për arritjen e paqes në Siri, “sa më shpejtë që të jetë e mundshme”.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se marrëveshja për reduktimin e dhunës nëpërmjet ndaljes graduale të armiqësive, mund të konsiderohet kthesë madhore, vetëm nëse dëshmohet e suksesshme gjatë ditëve të ardhshme.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha se implementimi i marrëveshjes do të jetë “sfidë”.

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, është shprehur se ndalja e armiqësive do të ketë sukses vetëm nëse Rusia i ndalë sulmet ajrore, me të cilat mbështetet avancimi i forcave qeveritare të Sirisë kundër opozitës rreth qytetit Alepo.

XS
SM
MD
LG