Ndërlidhjet

logo-print

SHBA i intensifikon sulmet kundër IS-it në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara i kanë zgjeruar sulmet ajrore kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS) në Afganistan, prej se presidenti, Barack Obama, u ka dhënë komandantëve autoritet më të gjërë për ta sulmuar këtë grup atje, tha mbrëmë një zëdhënës ushtarak i Shteteve të Bashkuara.

Grupi militant, Shteti Islamik, është relativisht forcë e re në Afganistan, ku po i sfidon talibanët.

I shqetësuar për rritjen globale të militantëve të Shtetit Islamik, në muajin janar të këtij viti, presidenti Obama i ka dhënë ushtrisë amerikane autoritet më të gjërë për ta sulmuar Shtetin Islamik në Afganistan.

“Ndryshimi në autoritet na ka dhënë fleksibilitet shtesë” dhe “e ka shtuar në mënyrë domethënëse” numrin e sulmeve, tha zëdhënësi ushtarak amerikan, Wilson Shoffner.

Zyrtarët kanë thënë se gjatë tri javëve të kaluara janë lansuar 20 sulme ajrore, të cilat janë kryer në kombinim me ushtrinë afgane dhe me operacionet e NATO-s, kundër militantëve të Shtetit Islamik në pjesën lindore të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG