Ndërlidhjet

Stoltenberg: Gjeorgjia po lëvizë më afër NATO-s


Jens Stoltenberg
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Gjeorgjia po lëvizë më afër aleancës ushtarake duke kreyer reforma dhe kontribute madhore për “sigurinë tonë të përbashkët”.

Mëtutje, në komentet e tij të mbrëmshme pas takimit të komisionit NATO - Gjeorgji në Tbilisi, zoti Stoltenberg tha se aleanca është e përkushtuar për ta ndihmuar Gjeorgjinë të lëvizë kah anëtarësimi në NATO.

Gjeorgjia ishte caktuar nga NATO-ja si “vend aspirues” në vitin 2011, tri vjet pasi aleanca kishte shprehur përkushtim që eventualisht t’i garantoj këtij vendi anëtarësim.

Jens Stoltenberg tha se në muajin maj në Tbilisi, NATO-ja do ta hapë në Qendër të përbashkët stërvitore dhe i ka bërë thirrje Rusisë që ta tërheq njohjen e rajoneve kontestuese gjeorgjiane të Abhazisë dhe Oshetisë Jugore, si vende të pavarura.

XS
SM
MD
LG