Ndërlidhjet

Pragë: Zjarr në ndërtesën e Muzeut Kombëtar


Pamje nga zjarri në Muzeun Kombëtar në Pragë

Pamje nga zjarri në Muzeun Kombëtar në Pragë

Ndërtesën e Muzeut Kombëtar të Çekisë në qendër të kryeqytetit Pragë, pak pas mesnatës, e ka përfshirë zjarri.

Ekipet e zjarrfikësve e kanë fikur zjarrin pas dy orësh.

Sipas këtyre ekipeve, afro 200 metra katrorë të kulmit dhe nënkulmit të muzeut ishin përfshirë nga zjarri, por koleksionet nuk ishin dëmtuar.

Një roje e muzeut është dërguar në spital për shkak të helmimit me gazra.

Shkaku i shpërthimit të zjarrit nuk është i njohur, ndërsa hetimet po vazhdojnë.Po ashtu, nuk dihet as vëllimi i dëmeve.

Kjo ndërtesë e ndërtuar në vitet 1885 – 1891, aktualisht është nën rikonstruktim të gjërë, që pritet të përfundoj në vitin 2018.

XS
SM
MD
LG