Ndërlidhjet

OBSH: Vaksinat kundër Zikas, së paku edhe 18 muaj


Ilustrim

Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se vaksinat e mundshme për të trajtuar virusin Zika, janë së paku 18 muaj larg nga testimi në masë të gjerë.

Asistent drejtorija e përgjithshme e OBSH-së për sistemin shëndetësor dhe inovacionin, Marie-Paule Kieny, tha se 15 kompani dhe grupe janë identifikuar si pjesëmarrës të mundshëm për të ndjekur vaksinat.

Ajo u ka thënë gazetarëve në Gjenevë të premten se OBSH beson se lidhja ndërmjet virusit që bartet nga picikimi i mushkonjave dhe kokave shumë të vogla të të porsalindurve ka shumë gjasa të jetë e verifikuar, por megjithatë shtoi se përcaktimi përfundimtar i kësaj lidhjeje nuk mund të pritet para disa javësh apo muajsh.

XS
SM
MD
LG