Ndërlidhjet

logo-print

Austria i thotë Maqedonisë të jetë e gatshme për mbylljen e kufijve


Sebastian Kurz

Sebastian Kurz

Austria i tha Maqedonisë që të jetë e gatshme për “ndaljen komplete” të fluksit të migrantëve në kufirin e saj jugor me Greqinë, duke tërhequr vërejtjen se Vjena do ta bëjë po këtë gjë në kufijtë e vet, brenda disa muajve.

“Me shumë gjasë gjatë muajve të ardhshëm numri ynë maksimal do të arrihet, kështu që Austria do të duhet t’i ndalë migrantët në kufirin e vet”, tha ministri i jashtëm i Asutrisë, Sebaastian Kurz, sot në Shkup, raporton agjencia Reuters.

Mëtutje, zoti Kurz tha se “Maqedonia duhet të jetë e gatshme për ndaljen komplete të hyrjes së migrantëve në kufijtë e vet”.

XS
SM
MD
LG