Ndërlidhjet

logo-print

BE: Ashpërsohen kushtet e importit të çelikut nga Kina dhe Rusia


Pamje nga një fabrikë ruse e pllakave të çelikut

Pamje nga një fabrikë ruse e pllakave të çelikut

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë masa mbrojtëse në importet e pllakave të çelikut të presuara në të ftohtë nga Kina dhe Rusia.

“Ne nuk mund të lejojmë garë jokorrekte që importet artificialisht të lira ta kërcënojnë industrinë tonë”, tha sot komisionarja për tregti e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstroem.

Këto masa janë imponuar për gjashtë muaj, por mund të zgjaten.

Eksportuesit e Rusisë e kanë kritikuar këtë masë, që u imponua, pasi sektori i çelikut në Evropë ballafaqohet me presion nga prodhimi i tepërt global dhe konkurrencandërkombëtare.

XS
SM
MD
LG