Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Avokati i Popullit bëhet me objekt; ky ishte kriter i KE-së


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Kosova e ka përmbushur edhe kriterin e parafundit në kuadër të kushteve për liberalizimin e vizave, që i ka parashtruar Komisioni Evropian. Bëhet fjalë për caktimin objektit të Avokatit të Popullit, si kriter i paplotësuar deri më tash.

Në këtë kuadër, ministri i Administratës Publike i Kosovës, Mahir Yagcilar, bashkë me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me të cilin saktësohet se ky institucion do të vendoset në ish-ndërtesën e Bankës së Lubjanës.

“Më në fund mund të konfirmoj se u përmbush plotësisht edhe rekomandimi i Komisionit Evropian në kontekst të Liberalizimit të Vizave i ndërlidhur me sigurimin e objektit dhe pavarësisë buxhetore të Ombudspersonit”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku.

Pas plotësimit të këtij kriteri, tani Kosovës i mbetet edhe kushti i fundit i parashtruar nga Komisioni Evropian, e që ka të bëj me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Megjithatë, për plotësimin e këtij kriteri, do të nevojitet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion, të nënshkruar nga qeveritë e të dy vendeve. Aktualisht, në Kosovë ka shumë pakënaqësi lidhur me këtë marrëveshje, kështu që kjo çështje besohet se do të merr më shumë kohë.

XS
SM
MD
LG