Ndërlidhjet

Vuçiq: Partneriteti me SHBA – interes strategjik i Serbisë


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Beograd, se raportet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara janë shumë më të mira se më parë dhe se partneriteti me këtë vend është njëri nga interesat stretegjik të Serbisë.

Pas bisedimeve me senatorin amerikan, John McCain, zoti Vuçiq tha se është diskutuar për çështjet globale, përfshirë edhe krizën e migrantëve dhe i ka thënë se Serbia as në të ardhmen nuk do të ndërtoj mure, sepse kjo nuk është zgjidhje evropiane e as civilizuese, raporton agjencia Beta.

Kryeministri Vuçiq tha se i ka ftuar zyrtarët amerikanë që t’i ndihmojnë Serbisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, që janë madhore për zhvillimin ekonomik.

Senatori John McCain tha se Shtetet e Bashkuara i kuptojnë përpjekjet e Serbisë në normalizimin e raporteve me Kosovën, përparimin në marrëdhënieve me Bosnjë Hercegovinën, progresin ekonomik dhe përkushtimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Senatori McCain tha se Serbia do të vendos vetë se a do t’i bashkohet NATO-s.

XS
SM
MD
LG