Ndërlidhjet

Rusia nuk është zotuar se do t’i ndalojë sulmet në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për përfundimin e armiqësive në Siri, por ka treguar se nga ana e Rusisë nuk ka premtim se do të ndalet fushata e bombardimeve.

Stoltenberg ka folur sot para gazetarëve, pas një takimi me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ai tha se marrëveshja për ndaljen e armiqësive, e arritur gjatë natës së mbrëmshme, “duhet të jetë hapi i parë” drejt një “armëpushimi të qëndrueshëm” dhe sipas tij, “është e rëndësishme për ta parë zbatimin e saj në praktikë”.

Stolenberg i ka ikur përgjegjes kur është pyetur nëse Lavrov ka premtuar se do t’i ndalin sulmet ajrore, të cilat sipas tij, nuk e kanë në cak Shtetin Islamik por kundërshtarët e qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Assad.

Ai ka thënë se do ta mirëpresin “një tol konstruktiv nga ana e Rusisë” në luftën ndaj Shtetit Islamik.

Por, që nga shpallja e marrëveshjes për ndaljen e armiqësive, Lavrov citohet të ketë thënë se “armëpushimi nuk zbatohet për terroristët dhe se operacioni ushtarak kundër tyre do të vazhdoj”.

Stoltenberg ka thënë se ai dhe Lavrov kanë diskutuar edhe për thirrjen e një takimi të Këshillit të NATO-s dhe Rusisë, pas një ndërprerje për më shumë se një vit, por shtoi se një marrëveshje e tillë nuk është arritur.

XS
SM
MD
LG