Ndërlidhjet

Assad zotohet për rimarrjen e gjithë vendit


Presidenti sirian, Bashar al-Assad
Presidenti sirian, Bashar al-Assad

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, është zotuar se do ta rikthejë kontrollin në të gjithë vendin, ndonëse e ka pranuar se ky proces mund të marr kohë të gjatë.

Gjatë një inetviste në Damask të dhënë për agjencinë AFP, Assad ka thënë se do të vazhdoj luftën ndaj terrorizimit derisa do të mbahen bisedimet me grupet opozitare siriane.

“Ne kemi besuar plotësisht në bisedime. Megjithatë, nëse ne negocijojmë, kjo nuk do të thotë se do ta ndalim luftën ndaj terrorizmit. Të dyjat janë të pashmangshme në Siri”, ka thënë Assad.

Intervista është publikuar vetëm pak orë pasi fuqitë perëndimore e kanë miratuar, në Mynih të Gjermanisë, marrëveshjen për armëpushim humanitar në Siri.

Gjatë intervistës së gjatë, Assad ka thënë gjithashtu se ekziston rreziku që Arabia Saudite dhe Turqia do të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri, por ka shtuar se forcat e armatosura siriane “sigurisht që do të përballen me ta”.

Evropa sipas tij, është “arsye e drejtpërdrejtë” për largimin e shumë sirianëve nga atdheu i tyre dhe kjo sipas tij, duhet ndaluar.

XS
SM
MD
LG