Ndërlidhjet

Kongresi miraton sanksione ndaj Koresë së Veriut


Ilustrim
Ilustrim

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar të premten sanksione të ashpëra ndaj Koresë së Veriut, në kuadër të përpjekjeve për ta dënuar atë vend pas testimit të provës bërthamore dhe nisjës së raketës së saj të fundit.

Me 408 vota për dhe dy kundër, dhoma ka vendour sanksione të cilat godasin personat apo mallërat që importohen, personat apo kompanitë që merren me teknologjinë apo trajnimin në lidhje me armët e shkatërrimit në masë, etj.

Masat e miratuara nga Kongresi pritet të shkojnë për nënshkrim tek presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Një javë më parë, Koreja e Veriut ka lansuar një raketë me rreze të gjatë vepromi, për të cilën ka thënë se ka bartur një satelit.

Disa ditë më parë, presidenti Obama, ka thënë se është i shqetësuar, por jo i befasuar me lansimin e raketës nga Koreja e Veriut, në fundjavë.

Obama ka thënë se administrata e tij është duke i bërë presion Kinës dhe duke punuar me Korenë e Jugut që të bllokojnë përpjekjet e Koresë së Veriut.

“Ky është një regjim autoritar. Është provokues. Ka shkelur vazhdimisht rezolutat e Kombeve të Bashkuara, ka testuar dhe prodhuar armë bërthamore dhe tani përpiqet të përsosë sistemin e lansimit të raketave”, ka thënë Obama.

Ky veprim nga Koreja e Veriut ka rritur frikën për aftësitë bërthamore të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG