Ndërlidhjet

Kryeministri i Irakut zotohet se deri në fund të vitit do ta mundin IS-in


Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi

Kryeministri iranian, Haider al-Abadi, ka premtuar për mposhtjen e grupit militant Shteti Islamik, deri në fund të vitit 2016

“Ne synojmë që ky vit të jetë vit i fundit për ta dhe vit i fundit i ekszistencës së Daesh (akronim arab për IS-in) në Irak”, tha ai gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Abadi tha se forcat qeveritare e kanë rimarrë gjysmën e territorit, që më parë ka qenë nën kontrollin e militantëve.

Komentet e tij u bënë pasi qindra ushtarë irakianë kanë arritur në një bazë në veri, për realizimin e operacioneve për rimarrjen e qytetit Mosuli nga militantët.

Në një intervistë për agjencinë DPA, ai tha se gjatë muajit të ardhshëm, ushtria ka gjasë që ta nisë një ofenzivë për rikthimin e Mosulit, i cili “de fakto” është kryeqyteti i vendit.

XS
SM
MD
LG