Ndërlidhjet

Biden dhe Poroshenko sërish bisedojnë rreth reformave në Ukrainë


Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë biseduar të pretmen në telefon, për të dytën ditë me radhë.

Dy liderët kanë diskutuar nevojën që Kievi sa më shpejt t’i implementojë reformat që kërkohen në kuadër të planit të ndihmës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 17.5 miliardë dollarësh.

“Të dy udhëheqësit u dakorduan mbi rëndësinë e unitetit në mes të forcave politike të Ukrainës për reformimin sa më të shpejtë në përputhje me programin e FMN-së, duke përfshirë masat në të cilat duhet fokusuar për çrrënjosjen e korrupsionit”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Një ditë më parë, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, që së shpejti ta krijoj një qeveri unike dhe t’i kryej reformat e kërkuara nga perëndimi.

XS
SM
MD
LG