Ndërlidhjet

Ndotja e ajrit shkakton mbi 5.5 milionë vdekje në vit


Pekin, Kinë

Pekin, Kinë

Mbi 5.5 milionë njerëz në gjithë botën vdesin çdo vit para kohe, si pasojë e ndotjes së ajrit.

Sipas një studimi të ri, shumica e këtyre vdekjeve ndodhin në ekonomitë me zhvillim të shpejtë, si Kina dhe India.

Fajtor kryesor është emetimi i grimcave të vogla nga termocentralet, fabrikat, si dhe nga djegia e qymyrit dhe drurit.

Të dhënat janë përpiluar nga Projekti Barra Globale e Sëmundjeve, në kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkencëtarët e përfshirë në projekt thonë se statistikat tregojnë se sa shumë përpjekje duhet të bëjnë disa vende për të përmirësuar ajrin që thithin qytetarët e tyre.

“Në Pekin ose në Nju Delhi, në një ditë të rëndë nga ndotja e ajrit, numri i grimcave të imëta mund të arrijë mbi 300 mikrogramë për metër kub”, ka thënë Dan Greenbaum nga Instituti i Efekteve Shëndetësore në Boston të Shteteve të Bashkuara.

“Ky numër duhet të jetë rreth 25 ose 35 mikrogramë”, ka theksuar ai.

XS
SM
MD
LG