Ndërlidhjet

Rusisë i kërkohet të ndalojë sulmet në Siri


Siri
Siri

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë se Rusia duhet të ndalojë bombardimin e civilëve në Siri, për t’iu hapur rrugë negociatave për paqe.

“Duhet të kemi paqe, duhet të kemi negociata dhe për këtë, duhet të ndalojmë bombardimin e civilëve”, ka thënë Valls në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Këtë javë, fuqitë kryesore në botë janë pajtuar për ndaljen e armiqësive në Siri dhe për zgjerimin e ndihmës humanitare te njerëzit e bllokuar nga konflikti.

Por, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia do të vazhdojë operacionet kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste.

Moska thotë se këto grupe janë caqet kryesore të fushatës së saj ajrore në Siri, e cila ka nisur në shtator të vitit të kaluar.

Por, Perëndimi thotë se Rusia sulmon të gjithë kundërshtarët e Qeverisë siriane.

XS
SM
MD
LG