Ndërlidhjet

Presidenti i Pakistanit kërkon të mos festohet Shën Valentini


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, i ka bërë thirrje popullit të tij që të mos festojë Ditën e Shën Valentinit, duke thënë se ajo nuk është pjesë e traditës myslimane, por e Perëndimit.

“Dita e Shën Valentinit nuk ka lidhje me kulturën tonë dhe ajo duhet të shmanget”, ka thënë Hussain.

Të premten, edhe Irani ka marrë vendim që të mos lejojë festën e Shën Valentinit, e njohur si Dita e të Dashuruarve.

Policia iraniane ka paralajmëruar dyqanet që të mos shfaqin dhe të mos promovojnë artikuj më 14 shkurt, kur edhe shënohet kjo ditë.

Megjithatë, Dita e Shën Valentinit, një festë më shumë e inspiruar nga Perëndimi dhe të Krishterët, është e përhapur në tërë botën.

Urimet për Shën Valentin shkëmbehen në rajonet ortodokse në Evropën Lindore, në botën myslimane, si në Irak, apo në Indinë hinduse.

XS
SM
MD
LG