Ndërlidhjet

Virusi Zika, ushtria shpërndan paralajmërime në Brazil


Ilustrim

Ilustrim

Mbi 220,000 ushtarë janë shpërndarë në gjithë Brazilin për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet që paraqet virusi Zika.

Brazili është në qendër të shpërthimit të virusit, i cili bën që foshnjat të lindin me tru të pazhvilluar apo mikrocefali.

Brazili ka 462 raste të konfirmuara me mikrocefali dhe është duke hetuar 3,852 raste të tjera të dyshuara.

Ushtria do të shpërndajë rreth 4 milionë fletushka për të paralajmëruar njerëzit për virusin që bartet nga mushkonjat.

Virusi Zika është përhapur në të dyja Amerikat, ndërsa disa raste janë resgjistruar edhe në Evropë dhe Australi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Zikën emergjencë ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG