Ndërlidhjet

Kryeministri i Indisë i uron gabimisht ditëlindjen presidentit afgan


Kryeministri i Indisë, Narendra Modi.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i ka ururar ditëlindjen presidentit afgan, Ashraf Ghani, por jo në ditën kur ai ka lindur.

Modi ka shkruar në Twitter urimet e tij për Ghanin, duke thënë: “Lutem për jetë të gjatë, shëndet dhe lumturi”.

Ghani është përgjigjur pak minuta më vonë, po ashtu me një postim në Twitter:

“Përshëndetje nga Mynihu zoti kryeministër! Edhe pse ditëlindja ime është më 19 maj, unë ju falënderoj për fjalët e këndshme”.

Profili i Ghanit në Google e tregon ditëlindjen e tij më 12 shkurt, çfarë edhe mund të shpjegojë gabimin e bërë nga kryeministri indian.

Nuk dihet nëse Modi e ka bërë vetë postimin në Twitter, pasi postimet e tij kryesisht shkruhen nga menaxheri i tij i mediave sociale, Hiren Joshi.

XS
SM
MD
LG