Ndërlidhjet

Sekretari Kerry ka arritur në Tiranë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Tiranë.

Në aeroportin e kryeqytetit, ai është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Gjatë takimeve të tij zyrtare, sekretari Kerry, do të zhvillojë një bisedë dypalëshe me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, për të vijuar më pas me kryeministrin Edi Rama.

Takimi i radhës do të jetë me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Qëndrimi në Tiranë pritet të mbyllet me një bashkëbisedim të Kerryt me një grup të rinjsh shqiptarë.

Policia ka marrë masa të forta sigurie për të garantuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Mbi 1,500 policë janë angazhuar për sigurinë.

XS
SM
MD
LG