Ndërlidhjet

Vdes gjyqtari me ndikim i Gjykatës Supreme në SHBA


Antonin Scalia
Antonin Scalia

Antonin Scalia, anëtari me ndikim dhe më provokues i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, ka vdekur.

Ai ka qenë 79 vjeç.

Gjyqtari raportohet se ka vdekur nga shkaqe natyrore, derisa ka qenë duke vizituar një vendpushim luksoz në Teksas.

Scalia është emëruar për herë të parë në gjykatën më të lartë të SHBA-së më 1986 nga presidenti Ronald Reagan.

Ai ka qenë i njohur për pikëpamjet e tij të ashpra konservatore.

Scalia ka qenë një “mendimtar i jashtëzakonshëm juridik”, ka thënë presidenti Barack Obama.

Obama ka thënë se do të emërojë zëvendësin e tij në kohën e duhur, pavarësisht thirrjeve të republikanëve që të presë derisa të zgjidhet presidenti i ri.

I lindur në vitin 1936 në Trenton të Nju Xhërsit, gjyqtari Scalia ka qenë italiano-amerikani i parë që ka shërbyer në Gjykatën Supreme të SHBA-së.

Gjatë karrierës së tij 30-vjeçare, Scalia ka qenë kundërshtar i zëshëm i abortit dhe i të drejtave të homoseksualëve, duke shkruar shpesh opinione të ashpra kundërshtuese.

Në shumicën e rasteve, ai ka mbështetur interesat e biznesit dhe ka qenë mbështetës i fortë i dënimit me vdekje.

XS
SM
MD
LG