Ndërlidhjet

Mbi 11,000 viktima civile në Afganistan më 2015


Afganistan
Afganistan

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se mbi 11,000 civilë janë vrarë ose plagosur nga dhuna në Afganistan në vitin 2015.

Sipas OKB-së, ky ka qenë viti më i keq për civilët prejse organizata ka nisur hartimin e statistikave më 2009.

Në raportin e publikuar sot thuhet se 3,545 civilë afganë janë vrarë vitin e kalaur.

Sipas OKB-së, 25 përqind e të gjitha viktimave civile kanë qenë fëmijë, ndërsa 10 përqind gra.

Në raport thuhet se luftimet dhe sulmet terroriste në zonat urbane kanë qenë “shkaktarët kryesorë” të rritjes së numrit të viktimave civile.

Ky numër, krahasuar me vitin 2014, është rritur për 4 përqind.

“Dëmi ndaj civilëve është krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar në raport Nicholas Haysom, përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara në Afganistan.

XS
SM
MD
LG