Ndërlidhjet

logo-print

Obama, Putin bisedojnë për konfliktin në Siri


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama (djathtas) dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin - foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama (djathtas) dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin - foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë rënë dakord për të intensifikuar përpjekjet e përbshkëta diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Siri.

Kremlini ka bërë të ditur se dy liderët kanë biseduar në telefon.

Sipas deklaratës, Putin ka shprehur nevojën për krijimin e një fronti të përbashkët ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Ai ka thënë se nevojiten kontakte më të afërta midis SHBA-së dhe Rusisë për të luftuar me sukses Shtetin Islamik dhe grupet e tjera terroriste.

Shtetet perëndimore kanë fajësuar sulmet ajrore të Rusisë në Siri për përkeqësimin e situatës së sigurisë atje.

Të premten në Mynih, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë njoftuar se fuqitë kryesore në botë janë pajtuar për ndaljen e armiqësive në Siri dhe për zgjerimin e ndihmës humanitare te njerëzit e bllokuar nga konflikti.

Por, Lavrov ka thënë se Rusia do të vazhdojë operacionet kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste.

Putin dhe Obama kanë biseduar po ashtu për krizën në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG