Ndërlidhjet

logo-print

Policia greke kap tre të dyshuar për kontrabandë me armë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët në Greqi thonë se kanë arrestuar tre burra, nën dyshimet se kanë bërë përpjekje të kontrabandojnë armë dhe municion përtej kufirit me Turqinë.

Policia greke ka thënë se të tre të dyshuarit janë kurdë irakianë, me shtetësi britanike.

Ata nuk janë identifikuar me emra.

Njëri, 39 vjeç, është arrestuar pranë një pike kufitare me katër pistoleta dhe mbi 200,000 fishekë.

Dy të tjerët, 22 dhe 28 vjeç, janë arrestaur në një qytet pranë, me 18 pushkë dhe 27,000 fishekë.

Policia ka thënë se nuk ka prova se ata janë të lidhur me grupin militant Shteti Islamik, por ka shtuar se pushkët mund të kenë qenë të dobishme për trajnim ushtarak.

XS
SM
MD
LG