Ndërlidhjet

Britania në pritje të marrëveshjes së BE-së për reforma


Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond.
Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond.

Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, ka thënë se Britania ka nevojë për një “marrëveshje të fuqishme” për të qëndruar në Bashkimin Evropian.

Këtë muaj, presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka paraqitur një propozim-marrëveshje për reforma në BE, në përpjekje për të bindur Mbretërinë e Bashkuar që të mbetet brenda.

Propozimet përfshijnë “ndërprerje urgjente” të pagesave të përfitimeve për punëtorët migrantë të BE-së dhe mbrojtje për vendet që nuk përdorin monedhën euro.

Anëtarët e BE-së do të debatojnë për këto propozime në një samit të BE-së në Bruksel, më 18 dhe 19 shkurt.

Hammond ka thënë se propozim-marrëveshja përmban “gjuhë të paqartë” dhe “kllapa katrore”.

“Marrëveshja finale duhet të ketë ‘erëra të qarta’ për Britaninë”, ka thënë Hammond.

Britania, sipas të gjitha gjasave, do të mbajë një referendum në muajin qershor për anëtarësinë e saj në BE.

XS
SM
MD
LG