Ndërlidhjet

Rrëzohen shkëmbinjtë nga tërmeti në Zelandë të Re


Kristçërç pas tërmetit të vitit 2011.

Kristçërç pas tërmetit të vitit 2011.

Në Zelandë të Re janë rrëzuar disa shkëmbinj si pasojë e një tërmeti në qytetin Kristçërç, në Ishullin Jugor.

Tërmeti ka ndodhur në Ditën e Shën Valentinit, në orën 13:13, sipas kohës lokale.

Nuk është raportuar për dëme serioze ose viktima.

Plazhet në lindje të Kristçërçit kanë qenë të mbushura me notarë, kur shkëmbinjtë kanë nisur të bien në det.

Tërmeti prej 5.7 shkallësh të Richterit ka ndodhur disa ditë përpara përvjetorit të një tërmeti vdekjeprurës në vitin 2011.

Nga ky tërmet kanë vdekur 185 veta.

Zelanda e Re shtrihet në Unazën e Zjarrit, që është zonë e tërmeteve dhe e vullkaneve.

XS
SM
MD
LG