Ndërlidhjet

Zannier: Konflikti në Ukrainë është aktiv


Luhansk, Ukrainë. Shkurt, 2016.
Luhansk, Ukrainë. Shkurt, 2016.

Luftimet midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare në lindje të Ukrainës vazhdojnë dhe situata humanitare është “e tmerrshme”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Lamberto Zannier.

Luftëtarët kanë kthyer armatimin e rëndë pranë vijës së frontit dhe separatistët, në veçanti, janë duke kryer “aktivitete ushtarake”, përfshirë stërvitje, ka thënë ai.

“Armëpushimi nuk po mbahet ashtu siç do të dëshironim”, ka thënë Zannier në një intervistë në margjina të Konferencës për Siguri në Mynih, ku Rusia ka shkëmbyer akuza të ashpra me Ukrainën dhe Perëndimin në lidhje me konfliktin në Ukrainën lindore.

Në këtë konflikt, që ka nisur në prill të vitit 2014, janë vrarë mbi 9,000 veta.

Armëpushimi që është dakorduar në shkurt të vitit 2015 në Minsk, ka hyrë në fuqi në shtator, por luftimet janë intensifikuar sërish vitin e kaluar dhe pas festave të Vitit të Ri, ka thënë Zannier.

“Për fat të keq, është një konflikt aktiv. Shohim aktivitete të vazhdueshme ushtarake, sidomos në anën separatiste”, ka thënë Zannier.

XS
SM
MD
LG