Ndërlidhjet

Franca kërkon nga Turqia të ndalojë bombardimin e kurdëve


Luftëtar kurd në Kobani të Sirisë.

Luftëtar kurd në Kobani të Sirisë.

Franca i ka bërë thirrje Turqisë që të ndalojë bombardimet e caqeve kurde në Siri.

Ministria e Jashtme e Francës ka thënë të dielën se veprimi ushtarak në Siri duhet të pushojë, në përputhje me marrëveshjen për armëpushim, të arritur këtë javë nga fuqitë botërore.

Turqia ka vazhduar për të dytën ditë me radhë sulmet kundër pozicioneve kurde në veri të Sirisë.

Forcat turke kanë nisur të shtunën të bombardojnë milicinë, e cila thuhet se ka lidhje me organizatën terroriste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Kjo milici, e cila ka bazën në Siri, ka refuzuar kërkesën e Turqisë që të largohet nga zonat që ka pushtuar, duke thënë se islamistët mund të rikthehen.

Sulmet turke janë një gjë e re në konfliktin tashmë kompleks të Sirisë, i cili ka futur në garë fuqitë rajonale.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka udhëhequr një fushatë kundër forcave të sigurisë në Turqi për dekada të tëra.

XS
SM
MD
LG