Ndërlidhjet

BE-ja nuk do t’i vazhdojë sanksionet ndaj Bjellorusisë


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, gjatë një takimi që do ta mbajnë sot në Bruksel, pritet të vendosin për mosvazhdimin e sanksioneve ndaj Bjelloruisë, përveç embargos së armëve e cila pritet të mbetet në fuqi.

Ky veprim vjen pas një pezullimi katërmujor të masave, disa nga të cilat datojnë qysh nga viti 2004, të cilat kishin për qëllim ndëshkimin e Minskut për zhdukjet, persekutimet politike dhe mungesën e demokracisë.

Presidenti bjellorus, Alyaksandar Lukashenka, është përgëzuar nga Perëndimi kur në gusht të vitit të kaluar ka vendosur t'i lirojë të burgosurit politikë. Minsku është lavdëruar edhe për rolin e tij në bisedimt ndërkombëtare për dhënien fund të luftimeve në lindje të Ukrainës.

Disa kritikë thonë se masat duhet të vazhdojnë në mënyrë që Bjellorusia të vazhdojë me reformat demokratike në aspekt të lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe për mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

Lukashenka në disa raste ka dhënë sinjale së dëshiron të bashkëpunojë për së afërmi me Perëndimin, ndonëse lidhjet historike i ka me Moskën.

XS
SM
MD
LG