Ndërlidhjet

Siria dënon veprimet e Turqisë ndaj kurdëve


Ilustrim
Ilustrim

Siria i ka dënuar veprimet ushtarake të Turqisë ndaj luftëtarëve kurdë në veri të Sirisë, dhe i ka përshkrur sulmet si shkelje e sovranitetit të saj.

Siria i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë masa.

Të dielën ishte dita e dytë e sulmeve turke ndaj kurdëve në veri të provincës Alepo.

Për Ankaranë, milicia kudre në Siri, është aleate e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit e cila me dekada ka luftuar për autonomi në Turqi.

Por, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët e mbështesin milicinë kurde në Siri, të njohur si YPG, në luftën e tyre kundër grupit militant Shteti Islamik.

Siria e ka akuzuar Turqinë për shkeljen e sovranitetit, duke thënë se Turqia po i mbështet “terroristët e lidhur me Al-Kaidën” dhe ka paralajmëruar se e kanë të drejtën që të përgjigjen.

“Me granatimet në territorin sirian, Turqia po i mbështet drejtpërdrejtë organizatat e armatosura terroriste”, ka thënë qeveria siriane përmes një letre drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

XS
SM
MD
LG