Ndërlidhjet

Kërkohen rezultatet e hetimit të ndalimit të dhjetë marinarëve amerikanë


Marinarët amerikanë pas ndalimit nga autoritetet iraniane më 12 janar 2016
Marinarët amerikanë pas ndalimit nga autoritetet iraniane më 12 janar 2016

Senatrori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, ka thënë se do t’i ftoj dhjetë marinarët amerikanë, për të dëshmuar në lidhje me ndalimin e tyre të shkurtë nga ana e Iranit, në qoftë se administrata Obama nuk jep rezultate të hetimit të incidentit deri më 1 mars.

“Kjo është një mundësi që unë nuk dua ta shfrytëzoj”, ka thënë McCain, i cili e kryeson Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit.

Komentet e tij janë bërë në fund të vizitës së tij në Gjermani, ku ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të sigurisë.

Marinarët ishin kapur nga Garda Revolucionare Islamike, pasi dy anije patrullimi të tyre kishin humbur në ujërat iraniane më 12 janar.

Zyrtarët amerikanë janë fajësuar se kanë gabuar gjatë lundrimit.

Amerikanët janë liruar një ditë pas ndalimit, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka ndërhyrë duke biseduar me ministrin e jashtëm iranian, Javad Zarif.

Ndërhyrja është bërë me qëllim të shmangies së një krize diplomatike, vetëm disa ditë para zbatimit të marrëveshjes bërthamore nga Irani dhe heqjes së sanskoneve ndërkombëtare ndaj Teheranit.

XS
SM
MD
LG