Ndërlidhjet

“The Revenant” merr disa çmime në Bafta


Aktori kryesor në filmin "The Revenant", Leonardo DiCaprio

Aktori kryesor në filmin "The Revenant", Leonardo DiCaprio

Filmi “The Revenant” është shpallur filmi më i mirë në Akademinë Britanike për Televizion dhe Arte, Bafta

Aktori që e luajti rolin kryesor në këtë film, Leonardo DiCaprio, është shpërblyer si aktori më i mirë derisa regjisori i filmit, Alejandro G Inarritu, është shpallur si regjisori më i mirë.

Ceremonia e mbajtur të dielën në Shtëpinë e Operës Royal të Londrës është drejtuar nga aktori britanik, Stephen Fry.

Filmi aksion “Mad Max: Fury Road”, është shpërblyer me katër çmime, për girmin më të mirë, redaktimin, kostumet dhe dizajnin e prodhimit.

Aktorja, Brie Larson, e ka fituar çmimin kryesor për aktoren më të mirë në rolin e nënës së rrëmbyer në filmin “Room”.

Regjisori i filmit, Lenny Abrahamson, i cili e morri çmimin në vend të sa, tha se Larson është një nga aktoret më të mira të brezit të saj.

XS
SM
MD
LG