Ndërlidhjet

logo-print

Vriten dy oficerë të policisë në Dagestan


Ilustrim

Ilustrim

Dy oficerë të policisë janë vrarë kur një makinë ka shpërthyer në afërsi të patrullës së policisë së trafikut në Dagestan të Kaukazit Verior.

Mediet ruse kanë raportuar se edhe dy oficerë të tjerë janë plagosur gjatë sulmit që ka ngjarë mëngjesin e sotëm në qarkun Derbent.

Hetimi përkitazi me rastin është duke vazhduar, ndonëse rezultatet e para tregojnë se një kanister me gaz mund të jetë përdorur gjatë shpërthimit.

Një zyrtar i policisë lokale tha se “shpërthimi ishte shumë i madh” dhe se mund të jetë kryer nga ndonjë sulmues vetvrasës.

Dagestani është i përfshirë nga dhuna vdekjeprurëse, e ndërlidhur me kryengritjen islamike, që origjinën e ka në dy luftëra separatiste në Çeçeni, pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.

Krimi i organizuar, luftërat biznesore në terren, mospajtimet politike dhe rivalitetet klanore, po ashtu, i kontribuojnë gjakderdhjes.

Caqe pothuajse të rregullta të sulmeve janë myslimanët e moderuar, gazetarët, policët dhe zyrtarët qeveritarë.

XS
SM
MD
LG