Ndërlidhjet

Sulmet ruse godasin një spital të Mjekëve pa Kufij


Ilustrim

Ilustrim

Një zëdhënës i organizatës humanitare ndërkombëtare Mjekët pa Kufij, ka njoftuar se si rezultat i një sulmi ajror të Rusisë është shkatërruar një klinikë e mbështetur nga kjo organizatë në qytetin sirian Maaret al-Numan.

Në kushte anonimiteti, ai i ka thënë agjencisë AP, se së paku një pacient është vrarë dhe nëntë punonjës janë të zhdukur nga sulmi që ka ngjarë sot.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, ka thënë se nëntë persona, duke përfshirë edhe një fëmijë, janë vrarë gjatë sulmit.

Më 9 shkurt, Mjekët pa Kufij kanë njoftuar se tre persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur kur një sulm e ka goditur një spital në jug të Sirisë, në kufi me Jordaninë.

Nuk është bërë e qartë nëse sulmi është kryer nga Rusia apo nga forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Mjekët pa Kufij mbështesin rreth 150 spitale në të gjithë Sirinë.

XS
SM
MD
LG