Ndërlidhjet

“Vonohet gjyqtari”, deputetët opozitarë nuk e presin mbajtjen e seancës


Pamje nga hedhja e gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës

Pamje nga hedhja e gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës

Deputetët e dy partive opozitarë Albulena Haxhiu e Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje si dhe Donika Kadaj- Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, janë paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në seancën ku ishte paraparë shqyrtimi i dytë i aktakuzës ndaj tyre për hedhje të gazit lotsjellës në seancë të Kuvendit të Kosovës, vitin e kaluar.

Por, seanca nuk është mbajtur ngase tre deputetët janë larguar nga salla e gjykatës, siq kanë thënë ata, pasi gjyqtari nuk është paraqitur me kohë.

Në gjykatë sot nuk është paraqitur deputeti tjetër opozitar, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kadaj-Bujupi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “nuk kemi marrë përgjigje as sot se cila ishte arsyeja e vonesave”.

"Përgjigja në 16 vitet e fundit nga neglizhenca e sistemit gjyqësor është se ne sot ballafaqohemi më një sistem të dështuar dhe të pa përgjegjshëm, ku kemi drejtësi selektive dhe ku qytetarëve të Kosovës po u mohohet e drejta e realizimit të të drejtave të tyre të garantuar me ligj", ka thënë Kadaj- Bujupi.

XS
SM
MD
LG