Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina ka vendosur që t’i ndalojë kamionët e mallërave që hyjnë nga Rusia, një ditë pasi Moska e ka vendosur një ndalesë të ngjashme për kamionët ukrainasë.

Kryeministri ukrainas, Arseny Yatsenyuk, ka njofuar sot në Kiev, se Ukraina përkohësisht ka vendosur ndalesë për automjetet e ngarkesave me regjistrim rus.

Moska e ka vendosur këtë ndalesë më 14 shkurt, si përgjigje ndaj incidentit të 11 shkurtit, ku nacionalistët ukrainasë i kanë bllokuar kamionët rusë që të hyjnë në vend përmes Bjellorusisë.

Udhëheqësi i agjencisë ruse për ndihmë ndërkombëtare, Konstantin Kosachev, ka shkruar në rrjetin social Facebook, se Ukraina “e ka provokuar” Rusinë.

XS
SM
MD
LG