Ndërlidhjet

Nikolliq: Nëse kusht është Kosova, BE nuk ka nevojë të na pranojë


Tomisllav Nikolliq
Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se nëse pranimi i Kosovës është kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, atëherë BE-ja nuk ka nevojë ta pranojë Serbinë.

“Nëse ky do të jetë kusht për anëtarësimin tonë në BE, nuk kanë nevojë të na pranojnë, por të paktën do ta rregullojmë shtetin në 34 kapituj”, ka thënë Nikolliq për botimin e sotëm të së përditshmes beogradase, Danas.

Mëtutje, ai ka theksuar se “nëse në secilin kapitull do të qëndrojë se gjërat do të zgjidhen në harmoni me kushtetutën dhe legjislaturën e Prishtinës, atëherë do të jetë shumë vështirë të gjendemi në të gjithë këta kapituj”.

Zoti Nikolliq tha se BE-ja tregon se sa e “ndjeshme” është në raportet e Beogradit me Prishtinën.

XS
SM
MD
LG