Ndërlidhjet

Davutoglu: Nuk do të lejohet që kurdët ta marrin Azazin në Siri


Ahmet Davutoglu
Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha sot se vendi i tij nuk do të lejoj që militantët kurdë ta marrin kontrollin ndaj qytetit Azaz në Siri.

Gjatë udhëtimin me aeroplan për në një vizitë zyrtare në Ukrainë, Davutoglu tha shkurt “nuk do të lejojmë rënien e Azazit”.

Turqia konsideron se Partia e Unionit Demokratik në Siri dhe krahu i saj ushtarak, janë të ndërlidhura me Partinë Punëtore të Kurdistanit, e cila nga Ankaraja konsiderohet grup terrorist dhe veprimi i saj është i ndaluar.

Nga ana tjetër, Ministria e jashtme e Rusisë, nëpërmjet një kumtese, tha se hedhja e predhave matanë kufirit nga ana e Turqisë kundër caqeve në Siri, është “mbështetje e hapur për terroristët” dhe paraqet shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mëtutje, kjo ministri tha se Ankaraja po u ndihmon mercenarëve dhe terroristëve islamikë që të hyjnë në Siri.

Ushtria e Turqisë sot ka njoftuar se një pjesëtar i saj është vrarë gjatë përleshjes me një grup të njerëzve, që përpiqeshin ta kalonin kufirin nga rajoni Latakia në Siri.

XS
SM
MD
LG