Ndërlidhjet

McCain: Mund të ftohen marinarët e arrestuar që të dëshmojnë


John McCain gjatë pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih
John McCain gjatë pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih

Senatori amerikan, John McCain, ka thënë se do t’i ftoj 10 marinarët amerikanë që të dëshmojnë për arrestimin e tyre të shkurtër në Iran, nëse administrata e presidentit. Barack Obama, deri më 1 mars, nuk i publikon gjetjet e një hetimi lidhur me këtë incident.

“Është një opsion që unë nuk dëshiroj të ushtroj”, tha mbrëmë vonë republikani McCain, i cili e kryeson Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit, derisa kththej për në Shtetet e Bashkuara nga konferenca ndërkombëtare e sigurisë në Munih.

Marinarët ishin arrestuar nga Garda Revolucionare e Iranit, pasi dy anije ptrulluese të tyre kishin qëndruar në ujërat iraniane, më 12 janar.

Më vonë, zyrtarët amerikanë për këtë incident i kanë fajësuar problemet me navigacion.

Amerikanët u liruan pas një dite, pas intervenimit të shpejtë të sekretarit amerikan të shetit, John Kerry, te ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, duke iu shmangur krizës diplomatike, vetëm disa ditë para implementimit të marrëveshjes atomike me Iranin dhe tërheqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit.

XS
SM
MD
LG