Ndërlidhjet

Dagestan: Nga eksplodimi - dy policë të vrarë dhe 17 persona të plagosur


Pamje pas eksplodimit të sotëm në Dagestan
Pamje pas eksplodimit të sotëm në Dagestan

Nga shpërthimi i një makine në një post-bllok të policisë në Dagestan, në Kaukazin Verior, janë vrarë dy policë dhe janë plagosur 17 vetë, kanë raportuar mediat ruse.

Së paku 5 prej të plagosurve janë në gjendje serioze shëndetësore.

Lidhur me këtë shpërthim po zhvillohen hetime, por gjetjet e para paralajmërojnë se një kanistër gazi mund të jetë përdorur në këtë eksplodim.

Një zyrtar lokal i policisë në rajonin Derbent, ku ka ndodhur incidenti i sotëm, tha se “sulmi mund të jetë kryer nga një sulmues vetëvrasës me bombë”.

Dagestani është përfshirë nga dhuna vdekjeprurëse, e ndërlidhur me kryengritjen islamike, që origjinën e ka në dy luftëra separatiste në Çeçeninë fqinje, në periudhën pas-sovjetike.

Në këtë gjakderdhje, po ashtu, kanë kontribuar edhe krimi i organizuar, luftërat për biznes në terren, mospajtimet politike dhe rivalitetet e klaneve.

XS
SM
MD
LG