Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Filloi Panairi i punës, ofrohet punësim


Pamje nga një panair i mëparshëm në Prishtinë

Pamje nga një panair i mëparshëm në Prishtinë

Me rastin e 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Ministria e punës dhe mirëqenies sociale në bashkëpunim me Odat ekonomike në Kosovë sot e kanë hapur Panairin e punës.

Në këtë panair në Prishtinë po marrin pjesë afro 50 kompani, që thuhet se ofrojnë deri në 500 vende të lira të punës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka vizituar kompanitë dhe bizneset pjesëmarrëse në këtë panair.

Ai më këtë rast ka thënë se “kemi një numër të konsiderueshëm të bizneseve sot, do të jenë ndërmjet 40-50 biznese nga Kosova, dhe llogarisim që ofertat e punës të cilat sot do të bashkërenditen këtu me ata që kërkojnë punë, do të jenë mbi 500 të tilla në fusha të ndryshme, që është një mundësi e veçantë për të rinjtë tanë për punësim brenda”.

XS
SM
MD
LG