Ndërlidhjet

Rinisin luftimet në Ukrainë


Në pjesën lindore të Ukrainës, kanë shpërthyer luftime afër pikës së kontrollit nga trupat qeveritare, në perëndim të qytetit Donjeck, që është nën kontroll të forcave separatiste të mbështetura nga Rusia. Nuk është e qartë se kush i ka filluar këto luftime më 13 shkurt. Janë dëgjuar të shtëna nga armatimi i rëndë. Derisa tensionet po shtohen, ushtria e qeverisë së Ukrainës po mbanë stërvitje intensive në rajonin Kherson, afër Detit të Zi.

XS
SM
MD
LG