Ndërlidhjet

logo-print

Bruksel: Protestuesit kërkuan kufizimin e importit nga Kina


Pamje nga një pjesë e Brukselit

Pamje nga një pjesë e Brukselit

Mijëra protestues kanë protestuar sot në Bruksel duke kërkuar që Bashkimi Evropian ta kufizoj importin e prodhimeve të lria nga Kina.

Policia e Belgjikës tha sot se afro 5 mijë punonjës të industrisë metalike kanë kërkuar që Kinës të mos i jepet statusi i ekomomisë së tregut të lirë, në mënyrë që të mund të imponohen kufizimet tregtare.

Industria metalike në Evropë i punëson afro 1 milion njerëz dhe llogaritet se gjeneron 11% të prodhimit global në këtë sektor.

Lobistët e industrisë thonë se përmirësimi i përshkrimit të Kinës mund t’i kushtoj Evropës miliona vende të punës dhe “qindra miliarda euro në humbje të rritjes”

Komisioni Evropian pritet që deri në fund të vitit ta marrë vendimin për statusin e tregut të lirë në Kinë.

Aktualisht, Bashkimi Evropian i ka 37 masa në mbrojtje të tregut, ndërsa 16 prej tyre tyre në shënjestër e kanë pikërisht Kinën.

XS
SM
MD
LG