Ndërlidhjet

Afganistan: Liderët kërkojnë që talibanët ta përfundojnë luftën


Presidenti Ashraf Ghani gjatë përkujtimit të sotëm të tërheqjes së ushtrisë sovjetike nga Afganistani

Presidenti Ashraf Ghani gjatë përkujtimit të sotëm të tërheqjes së ushtrisë sovjetike nga Afganistani

Liderët e Afganistanit kanë kërkuar që talibanët ta ndalin kryengritjen 15 vjeçare dhe të zhvillojnë negociata për përfundimin e luftës.

Presidenti Ashraf Ghani dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah, sot në Kabul u kanë bërë thirrje talibanëve për paqe gjatë përkujtimit të tërheqjes së ushtrisë sovjetike nga Afganistani në vitin 1989.

“Secili grup opozitar që synon të jetoj në vëllezëri me ne është i mirëseardhur”, tha presidenti Ghani, dhe ka shtuar se me ndihmën e Zotit, “dita kur dielli i stabilitetit dhe paqes do të ngritet mbi Afganistanin dhe kur vendi do të jetë i lirë nga varshmëria dhe të tjerët, nuk është shumë larg”.

Shefi ekzektuiv, Abdullah Abdullah, u ka bërë thirrje talibanëve që “nëse kanë ndonjë ide ose pikëpamje, gjëja më e mirë për ta bërë është të vini në tryezën e negociatave”.

Aktualisht, janë mbajtur disa runde të bisedimeve në Kabul dhe Islamabad të Pakistanit, për ta përcaktuar planin e paqes së mundshme.

Në këtë bisedime janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kina, Pakistani dhe Afganistani, por nuk ka pasur përfaqësues të talibanëve.

XS
SM
MD
LG