Ndërlidhjet

logo-print

BE: Tërhiqet pjesa më e madhe e sanksioneve ndaj Bjellorusisë


Pamje e një pjese të kryeqytetit Minsk në Bjellorusi

Pamje e një pjese të kryeqytetit Minsk në Bjellorusi

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vendosur ta tërheqin pjesën më të madhe të sanksioneve kundër Bjellorusisë, gjatë takimit të sotëm në Bruksel. Megjithatë, embargoja e armatimit nuk është tërhequr.

Administrata e presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandar Lukashenka, është lavdëruar nga perëndimi për lirimin e të burgosurve politikë në muajin gusht të vitit të kaluar, dhe për rolin e saj në bisedimet ndërkombëtare për përfundimin e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës.

Por, kritikët kanë tërhequr vërejtjen se ndalja e sanksioneve mund të jetë e parakohshme dhe se presioni i perëndimit duhet të vazhdoj kundër Minskut, për t’i detyruar atutoritetet bjelloruse që të ndërmarrin reforma të mëtejshme demokratike dhe për më tepër respekt për të drejtat e njeriut dhe shprehjen e lirë.

Alyaksandar Lukashenka e ka udhëhequr këtë vend, pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, me grusht të hekurt për dy dekada, por herë-herë ka sinjalizuar dëshriën për të bashkëpunuar më për së afërti me perëndimin, përkundër lidhjeve historike të Bjellorusisë me Moskën.

XS
SM
MD
LG