Ndërlidhjet

Prokurori: Shumica e të dyshuarve për sulmet seksuale janë refugjatë


Femrat në Këln të Gjermanisë duke protestuar pas raporteve për vjedhjet dhe sulmet seksuale gjatë festimeve të Vitit të Ri

Femrat në Këln të Gjermanisë duke protestuar pas raporteve për vjedhjet dhe sulmet seksuale gjatë festimeve të Vitit të Ri

Shumica e të dyshuarve të identifikuar lidhur me serinë e vjedhjeve dhe sulmeve seksuale në Këln të Gjermanisë, gjatë festimeve të Vitit të Ri, janë refugjatë, kanë thënë sot prorkurorët.

Këto krime, të përshkruara nga autoritetet si të paprecedente, kanë shkaktuar trazira në Gjermani dhe debat të ashpër lidhur me aftësinë e këtij vendi për t’i integruar gati 1.1 milion njerëz, që kanë kërkuar azil vitin e kaluar.

Prokurori i Këlnit, Ulrich Bremer, tha se deri tash janë identifikuar 73 të dyshuar, shumica prej tyre nga Afrika Veriore.

Ishin paraqitur gjithsej 1075 raste kriminale, përfshirë 467 sulme të dyshuara të natyrës seksuale, që mund të kategorizohen prej fyerjes e deri te dhunimi.

“Pjesa më e madhe e personave të dyshuar, në përgjithësi, radhitet në kategorinë e refugjatëve”, i tha Bremer agjencisë Associated Press, duke u shprehur se raportet aktuale, ku thuhet se vetëm tre të dyshuar ishin refugjatë, janë “marrëzi totale”.

Fillimisht, autoritetet e Këlnit ishin akuzuar se e kishin minimizuar faktin se në mesin e sulmuesve ishin shumë azilkërkues, për shkak të ndjeshmërisë politike të kësaj çështjeje.

Ndër të dyshuarit janë 30 shtetas të Marokut, 27 algjerianë, 4 irakianë, 3 gjermanë, 3 sirianë, 3 tunizianë, dhe nga një nga Libia, Irani dhe Mali i Zi, tha prokurori Ulrich Bremer, raporton AP.

“Ata kanë status juridik të ndryshëm, përfshirë hyrje ilegale në vend, azilkërkues dhe aplikues për azil”, tha Bremer për të dyshuarit e jashtëm.

Prej këtyre 73 vetëve, 12 janë të dyshuar për lidhje me krimet seksuale, megjithqë vetëm njëri prej tyre, një azilkërkues nga Maroku, i cili ka hyrë në Gjermani në muajin nëntor, është në burg, tha Bremer.

XS
SM
MD
LG