Ndërlidhjet

Fuqitë e NATO-s e akuzojnë Rusinë për “krime lufte” në Siri


Pamje nga një ndërtesë e shkatërruar në Idlib të Sirisë, për të cilën thuhet se ishte spital
Pamje nga një ndërtesë e shkatërruar në Idlib të Sirisë, për të cilën thuhet se ishte spital

Fuqitë perëndimore i kanë dënuar sulmet e djeshme ajrore ruse në spitale dhe shkolla në Siri, nga të cilat janë vrarë afro 50 civilë, derisa Turqia dhe Franca i kanë cilësuar ato si “krime të luftës”.

Kombet e Bashkuara thanë se nga sulmet ajrore kundër së paku pesë kapaciteteve mjekësore dhe dy shkollave në provincat veriore siriane, Alepo dhe Idlib, janë vrarë afro 50 civilë, përfshirë personelin mjekësor, një grua shtazënë dhe fëmijë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, këto sulme i ka vlerësuar si “shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare” dhe tha se ato “kanë hedhur hije në përkushtimet” e bëra nga Rusia, javën e kaluar, për armëpushim në Siri, këtë javë.

Departamenti amerikan i shtetit tha se sulmet e tilla ajrore shkatërruese, për të cilat disa njerëz në terren pretenduan se me qëllim synonin kapacitetet civile, “ka hedhur dyshim në gatishmërinë e Rusisë dhe/ose aftësinë për të ndihmuar në ndaljen e brutalitetit të vazhdueshëm të regjimit sirian kundër shtetasve të vet”.

XS
SM
MD
LG