Ndërlidhjet

Policia arreston deputetin Glauk Konjufca


Arkiv - Glauk Konjufca, majtas, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Arkiv - Glauk Konjufca, majtas, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Mbrëmjen e së hënës, autoritetet e rendit kanë shoqëruar për në stacionin policor Frashër Krasniqin, drejtuesi i zyrës për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, kurse mëngjesin e së martës, në orët e hershme, kanë arrestuar edhe Shefin e Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Glauk Konjufca.

Lajmin e ka konfirmuar Adonis Tahiri nga Lëvizja Vetëvendosje...

"Zyrtarisht nuk kemi asnjë informacion, veç atyre që po qarkullojnë në media, ku thuhet se bëhet fjalë për rrotullimin e makinave të EUELX-it (2009). Ai aksion është bërë në kundërshtim të marrëveshjes që misioni i EULEX-it kishte nënshkruar me Serbinë, për bashkëpunim ndër policor, pra, për ta lejuar kështu ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë."

"Aktivistët tanë po arrestohen pikërisht një ditë para protestës së madhe, që është sërish kundër instalimit të Serbisë në Kosovë, dhe kundër një qeverie që po e shtynë përpara një gjë të tillë", tha Tahiri.

Tahiri theksoi po ashtu se "arrestime po ndodhin pikërisht një ditë para protestës së 17 shkurtit".

Sipas tij, policia po kërkon shumë aktivistë nëpër shtëpitë e tyre.

"[Policia ] ka shkuar në shtëpitë e shumë aktivistëve të Lëvizjes, ashtu që të shpërndajnë panik, t'i gjejnë ata, t'i arrestojnë dhe duke u munduar kështu ta dobësojnë protestën tonë të nesërme", u shpreh Tahiri.

Nga ana tjetër, polica ka konfirmuar se mbrëmë dhe sot është duke e realizuar një aksion për zbatimin e vendimeve të organeve gjyqësore.

"Bëhet fjalë për realizimin e urdhëresave ligjore që dalin nga organet e drejtësisë, dhe është obligim i policisë për t'i realizuar këto urdhëresa", tha zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Daut Hoxha, duke mos dashur të flasë për emrat e personave që deri tash janë shoqëruar në polici.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG