Ndërlidhjet

Rusi: Eksplodim vdekjeprurës i gazit


Pamje nga intervenimi i zjarrfikësve pas eksplodimit të sotëm në qytetin rus Jaroslavl

Pamje nga intervenimi i zjarrfikësve pas eksplodimit të sotëm në qytetin rus Jaroslavl

Së paku katër vetë janë vrarë nga një eksplodim i gazit në një ndërtesë banimi në qytetin qendror rus, Jaroslavl.

“Situata në këtë moment nuk është e qartë”, tha sot guvernatori rajonal, Sergei Yastrebov, duke shfaqur shqetësim se më tepër trupa të pajetë mund të gjenden nën gërmadha.

Një burim në Ministrinë e situatave emergjente ka thënë se 9 vetë të plagosur janë dërguar në spital.

Autoritetet thonë se është hapur një hetim penal lidhur me mundësinë e shkeljes së rregullave të sigurisë.

Eksplodimet e gazit në Rusi janë pothuajse të zakonshme.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, nga një shpërthim i tillë në një bllok banimi në qytetin jugor, Volgograd, ka pasur të vrarë dhe të plagosur.

XS
SM
MD
LG